Google search engine
Home Aktualitet “Më përdhunuan në burg”/ Dalin rezultatet e analizave mjeko-ligjore për të riun...

“Më përdhunuan në burg”/ Dalin rezultatet e analizave mjeko-ligjore për të riun shqiptar, i dënuar për vrasjen e studentes greke

0
330

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e students greke, Eleni Topaloudi.

Mediat greke shkruajnë sot se, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë. Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.

Pak ditë më parë, shqiptari Aleksandër Luca deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunua në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.

“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhunës ishte pa pantallona dhe mbathje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here