Google search engine
Home Aktualitet Beteja me Covid-19/ Pëllumb Pipero tregon ilaçin më të mirë: Ja çfarë...

Beteja me Covid-19/ Pëllumb Pipero tregon ilaçin më të mirë: Ja çfarë do të ndodhë me valën e dytë të virusit në vjeshtë

0
326

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pandemisë në vend dhe u shpreh se rrezet e diellit, ndihmojnë në shërimin e Covid-19.

Gjatë intervistës Pipero sqaroi se qytetarët duhet të shmangin grumbullimet, ndërsa shtoi se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.

“Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte”, u shpreh ai.

“Vitamina D ndihmon në përmirësimin e të prekurve nga Covid-19. Ekspozimi në diell mundëson jo vetëm në aspektin psikologjik përmirësim, por edhe shëndetin e organizmit të njeriut”.

Sa i përket mundësisë për rikthimin e një vale të dytë ai u shpreh se opinionet e dhëna janë disi kontradiktore edhe pse theksoi se ende nuk ka një evidencë të plotë për sjelljen  e këtij virusi.

“Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”, tha ndër të tjera Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here