Google search engine
Home Aktualitet Plagoset me armë zjarri i riu në Kavajë, policia arreston autorin pas...

Plagoset me armë zjarri i riu në Kavajë, policia arreston autorin pas ndjekjes

0
415

Nje 29-vjecar ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne Kavaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here