Google search engine
Home Lifestyle Nga Kristi në Jamarbër Malltezi/ Si e ndyrshoi brenda natës emrin dhëndri...

Nga Kristi në Jamarbër Malltezi/ Si e ndyrshoi brenda natës emrin dhëndri i Sali Berishës dhe i mori llogarinë e Facebook ish-banorit të ‘Big Brother’

0
415

Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duket se e ka gjetur zgjidhjen për të pasur më shumë shqiptarë që e pëlqejnë.

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, duke parë interesin e ulët të qytetarëve për të ndjekur aktivitetin e tij politik, ka zgjedhur që të përdorë llogarinë e Facebook të një ish konkurenti të Big Brother Albania.

Pasi ka marrë faqen e ish-konkurentit “Kristi”, ai i ka ndryshuar emrin nga “Kristi Big Brother Albania 8” në Jamarbër Malltezi, shkruan “TemA”.

Duke përdorur këtë “truk”, njerëzit që pëlqenin Kristin zgjohen në mëngjes duke pëlqyer Jamarbrin.

Është e çuditshme, pasi nëse dikush pretendon se ka mbështetjen e shqiptarëve dhe synon hyrjen në parlmanet, atëhere përse do të ishte e nevojshme që edhe 2,950 like në Facebook t’i ketë të manipuluara?

Më poshtë mund të shihni historikun e ndryshimit të emrit të faqes që përdor Jamarbër Malltezi.  

Nga Kristi në Jamarbër Malltezi, si e ndyrshoi brenda natës emrin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here