Google search engine
Home Politike Drejtesi Merret vendimi për gjyqtarin e Vettingut që akuzohet për falsifikim dokomentesh

Merret vendimi për gjyqtarin e Vettingut që akuzohet për falsifikim dokomentesh

0
400

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, i cili  akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Pas seancës kanë reaguar avokatët e gjyqtarit, Jordan Daci dhe Andi Dura, të cilët janë shprehur se do të ankimojnë vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtarit.

Avokati Jordan Daci tha se mbi gjyqtarin e KPA-së nuk ekziston asnjë vepër penale. “Nuk mund të pezullohet dhe këtë mund ta bëjë vetëm kushtetuesja. Ai kishte detyrim të deklaronte atë që i thotë formulari dhe ai nuk ka dhe nuk ka pasur masë në fuqi. Kjo vepër penale nuk ekziston.

Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se cfarë unë pretendoj të jem, por me atë se cfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here