Google search engine

    Grabitje spektakolare/ I vodhën mbi 250 milionë lekë biznesmenit brenda “Range Rover-it” tek Komuna e Parisit, arrestohen 2 autorët

    0
    435

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B.

    Mësohet se shtetasit Donald Hoxha  27 vjeç, dhe Gentian Kane 44 vjeç, kanë marrë brenda makinës “Range Rover” 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit.

    Më herët, ata kanë qenë të dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kombinacioni”.

    Zbardhet në kohë rekord vjedhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B.

    Identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.

    Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

    Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

    Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:

    D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

    G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”

    Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

    Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

    Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here