“Provincializëm, I shitur”/ Gazetarët e njohur sherr me aktorin Artan Imami

0
356

Çështja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar debate të forta midis aktorit Artan Imami dhe gazetarëve Arjan Çanit dhe Neritan Sejaminit.

Aktori i tha gazetarit Çanit në studion e “Open” se kishte thënë janë të shitur ata që janë pro shembjes së ndërtesës së Teatrit.

Debati nisi kur Imami i tha Çanit:

Debati midis Imamit dhe Çanit:

Imami: Ke thënë në emisionin tënd që kush del pro shembjes është i shitur. Të të vijë turp.

Çani: Nuk e kam thënë. Mos fyej. Unë nuk të fyeva.

Imami: E ke thënë tek emisioni jot.

Çani: Mos më bëj të them atë që të ka thënë Rama ty.

Imami: Çfarë më ka thënë?

Çani: Rama të ka thënë koordino mendimet para se të flasësh.

Imami: Edhe unë i kam shumë Ramës.

Çani: Çfarë i kë thënë?

Imami: Nuk ta them ty.

Çani: Ahaaaha. Ke frikë ta thuash.

Pjesë nga debati midis Imamit dhe Sejaminit:

Imami: Ty të ka ardhur në majë të hundës me Ramën, ndërsa mua më ka ardhur në majë të hundës me të gjithë.

Sejamini: Shembja e Teatrit Kombëtar është krim. Rama bëri krim.

Imami: Erdhi PD të teatri dhe tha ‘tokë e xanun’

Sejamini: Ky është provincializëm. Tokë e xanun është shprehje provinciale.

Imami: Kështu erdhët dhe thatë. Tokë e xanun thotë.

Sejamini: Më thuaj një kritikë ndaj Edi Ramës. Pse kritikon vetëm këto të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here