“Të gjitha arrestimet janë vetëm politike”, Presidenti Meta i dërgon ultimatumin e prerë qeverisë Rama: Lironi të burgosurit…

0
317

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për arrestimet, ndalimet dhe procedimet për qytetarët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Meta i quan këto arrestime si politike dhe kërkon që të lirohen urgjentisht.

“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkruan Presidenti Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here