Google search engine
Home Politike Protesta vetëm kur të tubohen artistët/ Basha lë në baltë Metën për...

Protesta vetëm kur të tubohen artistët/ Basha lë në baltë Metën për hetim ndërkombëtar dhe rrëzon planet e Berishës për revolta

0
542

Shtohen divergjencat mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit këtë të hënë kërkoi një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi sipas tij aksioni ishte në mënyrë të paligjshme. Por kryedemokrati Basha duke folur para mediave ditën e djeshme është shprehur skeptik sa i takon kërkesës së artikuluar nga Meta, për të cilën theksoi se nuk është momenti që ajo të bëhet realitet, pasi është vështir. Madje për të treguar se hetimi ndërkombëtar është i pamundur, zoti Basha u shpreh se një gjë të tillë fare mirë mund të bëjnë organet ligjzbatuese shqiptare, duke lënë kështu në baltë kreun e shtetit. “Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër jo vetëm kundër teatrit, por kundër medias, kundër artistëve, kundër aktivistëve, kundër opozitës, kundër qytetarëve të pafajshëm. Hetimi i tyre është një kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorinë dhe kontrollon drejtësinë. Për hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar presidenti absolutisht nuk kam ndonjë kundërshtim, nuk e di se sa i mundur do të jetë në këto kushte. Do të kishte besueshmëri dhe do të sillte besueshmëri, por një gjë është e sigurt që me këtë qeveri ky krim as nuk mund të hetohet dhe fajtorët nuk mund të dënohen sepse fajtorët janë vetë qeveria, është vetë kryeministri”, deklaroi ai.

Basha rrëzon planet e Berishës për revolta

Por përveçse lënies në baltë të presidentit Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha ka rrëzuar edhe idenë e ish-kryeministrit Sali Berisha për revolta dhe përmbysje me dhunë të qeverisë “Rama”. I pyetur nga gazetarët pas takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian se a do të vijojë opozita e dirigjuar nga Partia Demokratike të protestojë kundër qeverisë, zoti Basha mohoi se tubimet janë në axhendën e tij. Sipas tij, opozita do të protestojë vetëm kur të tubohen artistët, duke qenë se i ka premtuar këtij komuniteti se do ta kenë krah. “Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jemi në krah edhe të protestës së nesërme”, u shpreh ai. Pra, përmes kësaj deklarate se opozita nuk ka një datë të saj për të thirrur qytetarët në tubim dhe se ajo do të jetë në protestë vetëm kur të dalin artistët, është një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo do të thotë se planet e Berishës për revolta janë rrëzuar, aq më tepër që edhe burime nga PD i pohuan gazetës së në mbledhjen që Basha ka zhvilluar me strukturat nuk e ka pasur me qejf rikthimin e protestave në këtë kohë dhe se është kundër tubimeve të dhunshme. Më tej, kryedemokrati Basha komentoi edhe thirrjet anti-Rama të artikuluara gjatë protestës, të cilat i cilësoi si kërkesë për të ndëshkuar vjedhjen e votave dhe korrupsionin qeveritar. “Shiko, thirrjet dje në protestë kanë qenë shumë të qarta, kanë qenë thirrje për ndëshkimin e krimit, kanë qenë thirrje për largimin e Erjon Veliajt, kanë qenë thirrje për largimin e Edi Ramës. Këto thirrje nuk kanë ardhur nga opozita ndonëse janë objektiva të qarta të opozitës, kështu që unë përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet, që shkon përtej radhëve politike, pastaj i quani thirrje politike është çështje definicioni. E rëndësishme është që qytetarët po e kuptojnë që shpëtimi vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërës që ky është e keqja e Shqipërisë”, nënvizoi kreu i PD, Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here