Google search engine
Home Politike Drejtesi Dha dorëheqjen si gjyqtare, KPK ndërpret vetingun për Arjana Liçon, iu dogj...

Dha dorëheqjen si gjyqtare, KPK ndërpret vetingun për Arjana Liçon, iu dogj makina disa muaj më parë

0
495
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e vetingut për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Arjana Liço, pasi kjo e fundit dorëzoi kërkesën e saj për dorëheqje. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese Pamela Qirko, e cila ishte kryesuese, me relatore Elteda Çiftja dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KPK, bëhet me dije se Arjana Liço do të ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet. “Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Arjana Liço, është ndërprerë; Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare; Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016; Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij; Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftim. Arjana Liço është një emër i njohur për qytetarët shqiptarë. Disa muaj më parë asaj iu dogj një automjet që e kishte në emrin e saj, por që përdorej nga i biri. Në atë kohë, mjeti i saj ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku ajo banonte dhe që përdorej nga i biri. Nga kamerat e sigurisë janë vërejtur lëvizjet e një të riu që i afrohet mjetit “Volksvagen Golf 6” e në dorë mban një bidon plastik. Ngjarja, e ndodhur në rrugën “Bajram Curri”, për policinë dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa vijon hetimet për identifikimin e autorit. Si pasojë e flakëve, e dëmtuar mbeti edhe një mjet tip “Volkswagen Passat”, i cili ka qenë i parkuar aty pranë. Grupi hetimor i nisi hetimet që ditën kur ndodhi ngjarja, për të hetuar nëse kishte lidhje me detyrën e saj si gjyqtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here