Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Greqi, të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 65-vjeçarit shqiptar në Attika të Greqisë.
Sipas, ‘CNN.gr’ viktima është qëlluar me shkelma dhe grushta nga një 34-vjeçar shqiptar pasi ky i fundit i kishte dhënë një borxh prej 130 eurosh.
34-vjeçari ka rrëfyer në polici se ai kishte shkuar edhe më parë në shtëpinë e viktimës për t’i kërkuar borxhin por ai nuk ia kishtë dhënë. Ndërsa familja e viktimës ka deklaruar se nuk kishte dijeni për këtë borxh.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka nodhur më 11 maj ku 65 vjeçari u gjet i rrahur barbarisht para shtëpisë së tij. Personi i plagosur u dërgua më spitalin e Attikas, aty ku dhe ka ndërruar jetë.
34-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe pritet të dalë së shpejti para drejtësisë.








































