Google search engine
Home Aktualitet Basha dhe Kryemadhi shkaku i sherrit të djeshëm mes protestuesve? Aktivisti Zalla...

Basha dhe Kryemadhi shkaku i sherrit të djeshëm mes protestuesve? Aktivisti Zalla zbardh arsyen e përplasjes fizike me artistin dhe djalin e ish-ministrit demokrat: Më ofendoi nga…

0
312

Ditën e djeshme u bë virale një video i një sherri ku disa protestues u konfliktuan mes tyre dhe sulmuan, Gentian Shkurtin, artist vizual.

Pas kësaj përplasjeje ka reaguar edhe aktivisti Darvin Zalla, që është një prej personave të konfliktuar. Në një reagim për Faxweb ai shprehet se sherri nuk ka ndodhur aspak për Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin, por Shkurti e ka ofenduar nga familja e tij.

Zalla shprehet se videoja është shpërndarë nga media pranë qeverisë dhe ka për qëllim vetëm për të nxirë protestën e artistëve, dhe për të tërhequr vëmendjen nga çështja kryesore që është ajo e prishjes së Teatrit në mënyrë të paligjshme.

“Une nuk e kam goditur se po bertiste Basha ik apo Mona ik. Une jam Darvin Zalla dhe personi ne fjale ne menyren me te keqe te mundshme me ofendoi nga familja pa i bere asgje, pra medalja ka dy ane. Mediat pranë qeverisë e kanë nxjerrë videon vetëm me qëllimin për të hequr vëmendjen nga shembja e Teatrit, dhe do të doja që e vërteta të transmetohej ashtu siç është”, shprehet Zalla.

Mes personave që ishin pjesë e këtij konflikti ishte dhe djali i ish-ministrit demokrat Jemin Gjana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here