Zbardhen detaje të reja nga kamioni me 38 kg heroinë, i kapur sot në Portin e Durrësit.


Siç raporton gazetarja, vendi ishte me mekanizëm elektrik për t’u hapur. Pastaj hapej mekanikisht me vida, ku ishin dy hapësira poshtë dy sediljeve të para.
Ndërkohë, mendohet se është i njëjti grup, që ka trafikuar në muajin prill të këtij viti sasinë prej 20 kg heroinë po nga Porti i Durrësit, por që u kap në Itali.







































