Google search engine
Home Aktualitet Momenti i shoqërimit në komisariat të analistit Lela, bashkë me ish-deputeten e...

Momenti i shoqërimit në komisariat të analistit Lela, bashkë me ish-deputeten e LSI-së

0
291

Mëngjesin e sotëm u shoqërua nga policia analisti Alfred Lela. Shoqërimi i analistit u krye pak caste më parë, kur situata para Teatrit u tensionua ndërsa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tentuan të thyejnë kordonin e policisë.

Bashkë me analistin Lela mësohet se nga policia është shoqëruar edhe ish–deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Kujtojmë se forca të shumta policie rrethuan sot godinën e Teatrit Kombëtar, ndërsa fadromat nisën shembjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here