Google search engine
Home Aktualitet “Urim nga Habilajt për Krishtlindje”/ Artan Hoxha zbulon SMS-në në celularin e...

“Urim nga Habilajt për Krishtlindje”/ Artan Hoxha zbulon SMS-në në celularin e Jaeld Çelës

0
343

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela është vetëdorëzuar pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas 3 vitesh në arrati.

Gazetari Artan Hoxha tha se prokuroria ka interceptuar një mesazh urimi që i ka shkuar Çelës në celular nga grupi i Habilajve. Sipas Hoxhës, Çela nuk i është përgjigjur këtij mesazhi.

“Ka qenë një mesazh që ka shkuar në celularin e tij, por ky mesazh ka qenë pa përgjigje. Nuk e di nëse ka qenë për Vitin e Ri apo për Krishtlindje”, u shpreh Hoxha duke shtuar se ish-kreu i Policisë së Vlorë zgjodhi një ditë të shtune, të qetë dhe pa shumë lëvizje për t’u dorëzua.

“Duket se e ka studiuar shumë mirë këtë veprim”, u shpreh gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here