Është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bunavi të Vlorës. Predha, është pikasur nga banorët e zonës së këtij fshati, të cilët sapo e kanë pikasur kanë lajmëruar policinë.
Efektivët kanë krijuar perimetrin e sigurisë, dhe janë pritur ekspertët nga Tirana, për të bërë të mundur transportimin e predhës nga vendi ku u gjet. Predha të tilla, janë gjetur edhe më herët në zonën e Vlorës, ku janë raportuar, si në rastin e lagjes “Kushtrimi”.








































