Teksa vijon debati për prishjen e Teatrit Kombëtar, vjen dhe reagimi i parë nga aktori i njohur Robert Ndrenika. Ai ka mohuar që të ketë marrë pjesë në ndonjë peticion për shembjen e godinës.
Ndrenika tha për TVT se nuk ka firmosur asnjë një peticion, por kishte shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri.
“Firma s’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor, (në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, tha ai.
Por ndryshe nga sa pretendon zoti Ndrenika në peticion ndonëse nuk shkruhet specifikisht se teatri ekzistues duhet shembur theksohet se teatri i ri duhet ngritur mbi truallin e atij ekzistues.








































