Google search engine
Home Politike “Ia përplasën kokën në trotuar”/ Berisha publikon fotot e të miturit që...

“Ia përplasën kokën në trotuar”/ Berisha publikon fotot e të miturit që u dhunua nga policia

0
477

Ditën e sotme po qarkullon me shpejtësi video dhe fotot e rënda të një 15-vjeçari që është dhunuar nga efektivët e policisë. Gazetarja Ardita Bala tregon të gjithë ngjarjen që ka parë me sy.

Gazetarja shkruan se 5 policë po e dhunonin barbarisht adoleshentin dhe kokën ia përlasën në pllakat e trotuarit.  Ajo thekson se ishte e pafuqishme për të ndaluar dhunën.

Në lidhje me këtë video ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha që ka postuar një mesazhin e nënës së adoleshentit.

I mituri ka shenja në fytyrë dhe trup pas dhunës së ushtruar nga policia. Ende Policia e Shtetit nuk ka nisur hetimin disiplinor ndaj oficerëve.

Do të jetë SHÇBA e cila do hetojë pamjet që qarkulluan në mediat sociale, ku policët qëlluan disa herë të miturin, pasi ai kishte dalë për shëtitje me biçikletë.

Postimi i Sali Berishës

Ja si e bene narkoshtazet me uniforme te skioidit Edvin Droga djaloshin pse po shtesite me biçikilete tek liqeni!

Ne cilin vend te botes mund te ndodhe kjo!?

Shikoni fotot e te miturit dhe lexoni mesazhet e nenes se tij!

Miq, shtazet me uniforme qe u versulen si kafshe te çmendura, nuk kane nder, moral, femije, familje as dhe shoqeri, i perkasin llojit te njeriut qe nuk ndalen para asnje krimi mizor. Ata jane fytyra e vertet e Edvin Kristaq Xhelatit dhe vasaleve te tij te peshtire e te pafytyre Lleshi e Veliaj. Ata jane fytyra e vertet e narkoshtetit te vetem ne Europe.

U bej thirrje Avokatit te Popullit, Amnisti International, organizatave te te drejtave te njeriut te denoncojne boterisht krimin e shemtuar te rregjimit te narkoshtetit te vetem ne Europe te Edvin Kristaq Droges. sb

Pershendetje dr Djali eshte shum keq
I dhembe shume koka.
Pata frik te shkoja ne spital semos me kapte policia ruges w me burgosnin dhe mua dhe djalin
Thjesht xhiro me biciklet pas 2 muajve izolim doli te bente femia im
Jam nje nen qe i kam rit femijt e vetme kan me njemij e njeqind sakrifica

Pershendetje i nderuar,jam Zaida Cobo,nena e femijes qe eshte dhunuar dje barbarisht nga policia e shtetit,ju lutem me ndihmoni se jam w vetme ne kete jet ,skam asnje perkrahje femijt i kam ritur me shum sakrifica, kam 15 vjet qe luftoj me jeten kam ber burrin dhe gruan ne familje pasi femijt e mi skan baba,ndihem shum e cenuar dhe kam frik per femijt dhe jeten e tyre ketu,dje pasi mora djalin nga policia dhe pasi pash vidion te jeta eshte qejf ankesen e pare e bera te Edi rama,por smora asnje pergjigje,me perkrahi ju lutem me ndonje avokat ,ose me avokatin e popullit,me ndonje shoqat ku mbron te drejtat e te miturve,skam me fuqi zdi nga tja mbaj,dua te drejten e djalit dhe demshperblim moral te femijes,te shoqerosh nje femi 15 vjec ne komisariat pse nuk zbriti nga bicikleta se kish frik se ja mernin policat ketu ndodh ky fenomen,te rahesh nje femi me grushta pa ber asnje faj ketu ndodh,erjon velia ben korsi per bicikleta dhe kur dalin kalamajt per xhiro na i ref policia,nuk di me nga tja mbaj,jam e tmeruar i nderuar.

“Ia përplasën kokën në trotuar”/ Berisha
“Ia përplasën kokën në trotuar”/ Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here