Jaeld Çela, ish-drejtor i policisë së Vlorës, në kërkim prej 3 vjetësh është dorëzuar sot në policinë e Tiranës.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet në momentin kur Çela është duke hyrë në drejtorinë e policisë.
“Pas tre vitesh, tentativash te deshtuara te agjensive te zbatimit te ligjit, ish-drejtuesi i larte i Policise, nje nga njerezit me te kerkuar ne vend, vendosi te surprizoje ish-koleget, duke u dorezuar para oficerit te rojes, te policise se kryeqytetit.
Ne foto, Jaeld Cela, i veshur sportiv dhe me nje kapele te zeze ne koke, duke hyre ne drejtorine e policise Tirane, i shoqeruar nga avokati i tij”, shkruan Hoxha.










































