Ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës mbeti i plagosur 50 vjeçari Jetnor Xhaferraj. Mësohet se ai është qëlluar mbi 30 herë pranë derës së shtëpisë së tij.
Sakaq, bëhet me dije se është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit. Ndërsa brenda saj ndodheshin edhe dy kallashnikov.
Ndërkohë grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.







































