Këngëtari i njohur, Elton Deda ka shprehur revoltën e tij, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Financave, Anila Denaj se artistet e ndryshëm, këngëtarët dhe profesionistët e këtij sektori duhet të angazhohen në sektorin e ndërtimit, pas krizës së krijuar nga koronavirusi.
Ai me ironi e ka falënderuar ministren për sugjerimin e saj për të punuar në sektorin e ndërtimit, tashme që muzika nuk ofron mundësi.
“Zonja Ministre. Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra. Kel Demi kam nevoje te vërtetosh ketë gjë, nëse është fals apo i vërtete”, shkruan Elton Deda.









































