Një tjetër rast me koronavirus u diagnostikua këtë të enjte në Durrës, duke e çuar në dy numrin e rasteve aktive në këtë qytet.
Drejtoria e Shëndetit Publik, bën të ditur për A2 se bëhet fjalë për një grua, 41 vjeç, punonjëse në një fasoneri. E infektuara ka qenë në punë deri dy ditë më parë, kur edhe ka shfaqur shenjat e koronavirusit. Për këtë arsye, rreth 20 personave punonjës të këtij subjekti u është marrë tamponi, dhe pritet përgjigja e testimeve.
Subjekti në fjalë ndodhet në lagjen 13, plazh, në të cilin punojnë rreth 150 punonjës.






































