Google search engine
Home Aktualitet Policia ndalon mjetin për kontroll/ Anila Hoxha tregon veprimin e pabesueshëm të...

Policia ndalon mjetin për kontroll/ Anila Hoxha tregon veprimin e pabesueshëm të shoferit në Tiranë

0
320

Policia ka arrestuar një të ri i cili ka tentuar që të gëlltisë një qese me hashash që ka pasur me vete. Kur policia i bëri shenjë një automjeti për të ndaluar, shoferi u bind dhe menjëherë hapi krahun, deri këtu ngjan si një kontroll rutinë. Por pas këtij veprimi drejtuesi i mjetit nxitoi të nxjerrë nga xhepi një qese të cilën tentoi ta kapërdijë. Kështu e përshkruajnë forcat Shqiponja në Tiranë arrestimin e Sabah Nuzit, i cili u përpoq të kalonte në stomak 4. 8 grame hashash.

Gazetarja Anila Hoxha tha se i riu shpresoi se do ta gëlltiste qesen , duke humbur gjurmët e provave që efektivët mos ta sekuestronin e më pas mos ti adresonin edhe akuzën për të cilën ai do përballet me gjykatë. Në përfundim Nuzi nuk e ka realizuar dot gëlltitjen e qeses me hashash pasi për pak është mbytur. Policët pasi kanë ndërhyrë sikur të ishin edhe urgjenca  dhe pasi i kanë nxjerrë nga goja qesen me hashash veç akuzës së drogës  i kanë referuar edhe një vepër tjetër penale. Akuza e dytë është  kundërshtim i  forcave të rendit , pasi i dyshuari nuk ju bind policisë, por kreu veprime të tjera pasi ata i kërkuan të ndalonte. Vepra e dytë lidhet me përpjekjet e policëve për mos ta lejuar të riun të kalonte në stomak qesen, për të cilën më pas policët mësuan se ishte hashash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here