Google search engine
Home Politike “Po i kapërcejnë kufijtë”/ Meta sulmon ashpër Ramën dhe Veliajn

“Po i kapërcejnë kufijtë”/ Meta sulmon ashpër Ramën dhe Veliajn

0
320

Presidenti Ilir Meta tregoi arsyet se përse depozitoi padinë në Kushtetuese.  “Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë. Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur”, shprehet Meta  gjatë konferencës për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here