Pas disa javësh në qetësi i rikthehet hartës/ Vatër e re infeksioni në Durrës

0
489

Pas disa ditësh në qetësi Durrësi i rikthehet sërish hartës me raste të reja të konfirmuar me koronavirus. Bëhet me dije se rasti i konfirmuar këtë të enjte është vatër e re në këtë qytet.

E konfirmuar me koronavirus është një 41-vjeçare banore e Lagjes nr. 13, e cila deri më tani nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë kontakt me rastet e tjera të infektuar.

Tashmë vijon hetimi epidemiologjik i fokusuar kryesisht te familja e rastit më të ri.

Numri i të infektuarave me koronavirus në vendin tonë është 898 persona mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here