Ndërkohë që SPAK është në pritje të plotësimit të vakancave të plota për prokurorët, KLP më 18 maj interviston 4 kandidatë.
Intervistat do të zhvillohen pranë godinës së KLP dhe e para në radhë do të jetë Dorina Bejko në orën 10:00, më pas Dritan Premçi në 10:45, Sotir Kllapi në 11:30 si dhe Vladimir Mara 12:15.
Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të situatës së Covid nuk do lejohet pjesëmarrja e mediave.







































