Google search engine
Home Bota Rajoni “Jam mësuar me akuzat”/ Presidenti serb zbulon ç’po ndodh dhe nëse ka...

“Jam mësuar me akuzat”/ Presidenti serb zbulon ç’po ndodh dhe nëse ka bisedime apo zgjidhje për pavarësinë e Kosovës

0
353

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se kundërshtarët e tij e akuzojnë çdo vit se do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se nuk po zhvillohen bisedime as për këtë.

“Për sa i përket Kosovës, ne nuk po bisedojmë me askënd, as nuk ka bisedime, as ka ndonjë ide, dhe as nuk ka ndonjë zgjidhje në tryezë për ndonjë gjë”, tha ai.

“Unë gjithmonë do të mbroj ruajtjen e paqes, por sa herë ishte e nevojshme të tregohej forca dhe qëndrueshmëria e politikës serbe, unë isha ai që e bëra atë për çështjen e Kosovës dhe mbijetesën e popullit tonë”, ka shtuar Vuçiq.

Ai theksoi se kundërshtarët e tij politikë kanë deklaruar çdo vit që nga viti 2012 se Vuçiq do ta njohë Kosovën atë vit, dhe se ai është mësuar me këtë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here