Aktori i mirënjohur në Hollivud, Robert de Niro ka dalë me një deklaratë të fortë ndaj presidenti amerikan Donald Trump.
De Niro ka bërë kritika të të ashpra kundër Presidentit Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.
Aktori deklaron se ishte e frikshme heshtja ose mungesa e kritikës ndaj mënyrës sesi kreu i Shtëpisë së Bardhë po i përgjigjet krizës së koronavirusit, në kuadër të lehtësimit të masave kundër Covid-19 në disa shtete federale.
“Donald Trump nuk i intereson faresa njerëz vdesin nga koronavirusi. Është e tmerrshme, tmerruese, atij nuk i intereson sa njerëz vdesin, ai do vetëm të rizgjidhet President.”- u shpreh DeNiro.
Në një intervistë për mediat e huaja teksa ka folur për jetën e tij gjatë izolimit, ai kritikoi Presidentit republikan, duke e përshkruar administratën Trump si “shekspiriane” dhe vetë Presidentin si një të çmendur.
Kujtojmë se deklaratat e tij vijnë në kohën kur numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara si shkak i Covid-19 ka shkuar në 82.653, më i lartë se çdo vend tjetër në botë.