Ka përfunduar në prangat e Policisë i shumëkërkuari Françesk Vala. Vala u arrestua në lagjen “Rus” në Shkodër. Ai akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve S.K. dhe A.K në vitin 2015, në Dukagjin për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Mësohet se Vala është i cilësuar nga Policia e Shtetit si një person me rrezikshmëri tejet të lartë. 26-vjeçari është i dënuar në mungesë me 8 vite burg për ngjarjen e Dukagjinit.






































