Google search engine
Home Aktualitet Çfarë do të ndodhë me lejet e qëndrimit/ Njoftim i rëndësishëm për...

Çfarë do të ndodhë me lejet e qëndrimit/ Njoftim i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Itali

0
373

Me anë të një njoftimi të rëndësishëm Ambasada e Shqipërisë në Itali ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19  të gjithë shtetasit shqiptarë që janë emigrantë në vendin fqinj se lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë pandemisë, do të jenë të vlefshme deri më datë 31 gusht 2020.

Sipas Ambasadës, shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, thuhet në njoftimin zyrtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here