“Çështja Basha”/Gjykata e Apelit merr vendimin final për lobimin rus

0
376

Pas shqyrtimit të dokumentacioneve të vëna në dispozicion Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen për lobimin rus për kreun e PD Lulzim Basha.

Këtë të enjte Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Penale me 13 janar, e cila pushoi çështjen Basha me argumentin se nuk kishte vepër penale.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso nga studio e Abc News është shprehur se ishte një vendim i pritshëm.

“Më vjen mirë se me anë të kësaj vendimmarrje gjykata vërtetoi atë që opozita kishte thënë që në fillim se ishte thjesht një shashkë e hedhur ndaj opozitës. Ishte një mungesë të plotë provash ndaj nuk kishte si të merrej një vendim tillë. Nga pikëpamja profesionale mbetet kurioz për të parë arsyetimin, por në opinionin si profesionist isha i sigurt se kështu do të mbyllej”, është shpehur Kaso.

Ndërkaq, kujtojmë se prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Bashën, Ristanin dhe Dervishin per falsifikim dokumentash.

Gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme  hetimet në lidhje me këtë çështje dhe ka rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Prokuroria nuk ka qenë dakord me këtë vendim dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here