Google search engine
Home Politike Basha do të qëndrojë gjithë natën me artistët/ Rama i jep përgjigjen:...

Basha do të qëndrojë gjithë natën me artistët/ Rama i jep përgjigjen: E spostoi vendin e gjumit…

0
276

Kryetari i PD Lulzim Basha do të bashkohet me artistët përpara godinës së Teatrit Kombëtar rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme.

Reagimin e  kryetarit të opozitës për të qëndruar gjithë natën në Teatrin Kombëtar për të penguar prishjen e tij, Kryeministri Rama e ka cilësuar si  shfaqje infantile dhe shterpësie të vizionit.

Pjesë nga intervista në Opinion

Fevziu: Në këtë kohë pandemie ku siç thotë opozita 40 milionë keni dhënë për rrogat e shqiptarëve, ju do të nxirrni 30 milionë për teatrin?

Rama: Ne nuk kemi dhënë 40 milionë, tani që flasim janë 7.6 miliardë që janë në xhepat e atyre kategorive, të cilat janë pjesë e dy paketave, plus të tjerat për ndihmë ekonomike e kështu me radhë. Dhe që t’i kthehem kësaj teme, se nuk më intereson tema e vjetër e teatrit, nuk më intereson nëse Basha e sposton vendim e gjumit nga shtëpia ose selia në teatër për të kaluar natën, këto janë shfaqje infantile dhe shterpësie ekstreme të një vizioni që nuk ekzsiston tek ata.

Fevziu: Nëse zoti Basha ju bën rezistencë mund të jetë fillimi i rënies së pushtetit tuaj?

Rama: Nuk jam për të mbajtur pushtetin tim, jam këtu për të kryer detyrat e mia dhe për të shërbyer me të mirat, gabimet, të metat, tiparet e mia që disave nuk u pëlqejnë, njerëzve të këtij vendi dhe këtij vendi në tërësi. Nuk e kam asnjë ditë problem se çfarë do të bëhet me karrigen, sepse nuk rri ulur në karrige, rri në këmbë”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here