Google search engine
Home Aktualitet U përfol hapja e transportit detar për pasagjerët/ Reagon Autoriteti Portual Durrës

U përfol hapja e transportit detar për pasagjerët/ Reagon Autoriteti Portual Durrës

0
388

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës kanë përgënjeshtruar lajmin se do të rikthehet trafiku i pasagjerëve me Italinë.

Postimi i plotë:

SQARIM!

Drejtoria e Përgjthshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës, sqarojnë se:

Lajmi i komunikuar ditën e sotme në mënyrë të njëanshme nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” lidhur mbi rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë, NUK ËSHTË I VËRTETË!

Transporti detar për PASAGJERËT nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të Autoriteteve shqiptare dhe italiane!

I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi!

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here