Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja online e Këshillit Politik, ku mësohet se përfaqësuesi i PD, Oerd Bykykbashi dhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili kërkuan mbylljen sa më shpejt të Reformës Zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.
3 janë kërkesat e opozitës:
-Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj
-Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
-Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.









































