Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nuk ka dalë në punë, pasi është vetë vetëizoluar.
Kurti ka shkruar në Facebook se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19.
“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka thënë i njejti.
Kurti ka shkruar se do t’i kryejnë punët nga largësia me përkushtimin e njejtë.
“Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai.











































