Google search engine
Home Sport “Non” grata nga drejtuesit e kuq/ Futbollisti i Partizanit përfshihet në të...

“Non” grata nga drejtuesit e kuq/ Futbollisti i Partizanit përfshihet në të tjera telashe, përfundon në komisariat pas sherrit të fortë me të dashurën

0
347

Një situatë e pakëndshme u regjistrua ditën e sotme, teksa mesfushori i Partizanit, Romero, përfundoi në Komisariatin Nr.2 pas një debati me tone të ashpra mes tij dhe të dashurës. 24-vjeçari venezuelian, u shoqërua nga policia, ndërkohë që e dashura e tij, nuk ka pranuar të bëjë një kallzim në lidhje me këtë ngjarje, pasi bëhet fjalë vetëm për një përplasje verbale dhe jo dhunë fizike.

I ndodhur në kushte të vështira psikologjike, për shkak të karantinës dhe raportit aspak pozitiv që futbollisti ka pasur kohet e fundit me klubin e Partizanit si dhe vështirësisë financiare, venezueliani nuk është përmbajtur, duke ulëritur dhe duke dëbatuar me tone të ashpra me të dashurën e tij. Romero është shpallur “non” grata nga drejtuesit e kuq, kohët e fundit, ndërkohë që është degdisur te skuadra B, për shkak edhe të sjelljes kontraverse.

“Panorama Sport” mëson se mesfushori pritet të lirohet në orët në vështim, teksa e dashura e tij, do të jetë me urdhër mbrojtje për afro 10 ditë. Teksa më pas do të largohet nga kryeqyteti, Italisë. Kujtojmë që Romero dhe e dashura jetojnë në të njëjtin apartament. Edhe pse në dukje i vështirë për t’u respektuar urdhri i mbrojtjes, mesfushori duhet të bëjë kujdes, pasi në rast shkelje të urdhrit të mbrojtes, rrezikon të përfundojë në burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here