Gjendet një automjet i shkrumbuar/ Dyshohet e përdorur në aktivitet kriminal,policia zbardh detajet

0
326

Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet  mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal .Nuk janë të qarta rrethanat sesi mund të ketë ndodhur edhe ngjarja e djegies së qëllimshme të tij dhe  braktisur e qëllimshme në zonën e Gracenit ku prej të paktën 7 vitesh ka  pak lëvizje.Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përdoruesve të auto mjetit të braktisur  pas djegies së qëllimshme .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here