Google search engine
Home Bota “Heronjtë e luftës do ta admironin reagimin e popullit ndaj pandemisë”/ Fjalimi...

“Heronjtë e luftës do ta admironin reagimin e popullit ndaj pandemisë”/ Fjalimi i mbretëreshës drejtuar kombit për Ditën e Fitores

0
281

Mbretëresha e Britanisë iu drejtua kombi, duke vlerësuar shpirtin bashkëpunues për bllokimin prej koronavirusit, me një fjalim me rastin e 75-vjetorin e “VE Day”, ku tha se heronjtë e Luftës II Botërore do ta admironin përgjigjen e popullit ndaj pandemisë.

Monarkja 94-vjeçare, e cila ishte 13 vjeçe kur nisi lufta, në vitin 1939, tha: “Mund të duket e vështirë që ne nuk mund ta shënojmë këtë përvjetor të veçantë ashtu siç do të dëshirojmë. Përkundrazi, ne po e kujtojmë nga shtëpitë dhe pragjet tona”.

“Por, rrugët tona nuk janë bosh, ato janë të mbushura me dashurinë dhe kudjesin që kemi për njëri-tjetrin”.

“Dhe kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, them me krenari se ne jemi ende kombi që ata ushtarë trima, marinarët dhe aviatorët do ta njihnin dhe admironin”.

Fjalët e saj u transmetuan në të njëjtin moment kur babai i saj, George VI, mbajti fjalimin e tij për Ditën e Fitores, 75 vjet më parë.

Fjalimi i Mbretëreshës u filmua në dhomën e bardhë të vizatimeve në Windsor javën e kaluar, ku ajo dhe burri i saj, Philip, 98 vjeç, i cili shërbeu me dallim në Marinën Mbretërore gjatë luftës, janë izoluar prej pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here