Google search engine
Home Lifestyle Shtatzënë për herë të dytë/ Arbana Osmani dedikim emocionues në ditën më...

Shtatzënë për herë të dytë/ Arbana Osmani dedikim emocionues në ditën më të rëndësishme të Eduart Grishajt

0
358

Vazhdimisht është përfolur se moderatorja Arbana Osmani është shtatzënë, për shkak edhe të kileve që ka marrë kohët e fundit.

Mirëpo Arbana ka zgjedhur një rast special për të ndarë lajmin emocionues me të gjithë.

Sot, në ditën më të veçantë të partnerit të saj, moderatorja shumë e dashur për publikun ka vendosur të japë lajmin e bukur të shtatzënisë së dytë me Eduart Grishajn.

Regjisori Eduart Grishaj sot feston ditëlindjen dhe në postimin e Arbanës, e përqafuar me të, moderatorja tregon se është shtatzënë:

“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, shokut tim më të mirë, atij që ka zemrën tim (i cili së shpejti do të bëhet baba). Të dua Eduart Grishaj.”

Eduarti do të bëhet baba për herë të parë, ndërkohë Arbana ka dhe një djalë me ish-bashkëshortin, Jonin, i cili duhet thënë se shkon shumë mirë me Eduartin.

Mirëpo sot është një ditë e veçantë edhe për Arbanën, e cila gjithashtu feston ditëlindjen.

Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here