Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ditën e sotme ka njoftuar se javën e ardhshme do të nisë aplikimi për kartat e identitetit dhe pasaportave biometrike.
Ministria është shprehur se për të kryer procedurën, qytetarët duhet të rezervojnë një takim, me qëllim shmangien e grumbullimve.
“Pas ndërprerjes për disa kohë të aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat, tashmë në kuadër të masave lehtësuese të shërbimeve, ka filluar puna për aplikimet edhe për kartat e identitetit, edhe për pasaportat, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit të prodhuara për qytetarët. Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme. Në të gjitha pikat e shpërndarjes dhe aplikimit, qytetarët mund të paraqiten pas rezervimit të një orari takimi në adresën që do të bëhet publike”, tha Lleshaj.









































