Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e stokut prej 35 mijë dosje/ Ja...

Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e stokut prej 35 mijë dosje/ Ja 3 çështjet e para me të cilën do fillohet

0
360

Pas më shumë se një viti nga bllokimi total dhe stokut të dosjeve prej 35 mijë dosje të mbartura, Gjykata e Lartë nis nga puna. Tre vendimet e para i përkasin rekurseve administrative depozituara në këtë gjykatë të cilat prej muajsh “flinin” në arkivat e kësaj gjykate.

Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Ashtu sikurse është vendosur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, nisur edhe nga masat e marra mbi zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore ne kushtet e Covid-19, trupa vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj., si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here