Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, ku punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Të paktën 3 qytetarë janë shoqëruar me dhunë nga ana e policisë, ndërkohë që policia ka këshilluar dhe ambientalistin Sazan Guri.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News, shihet sesi është duke u shoqëruar dhe avokati Zaçe Islami, i cili ka bërë thirrje vazhdimisht që qytetarët të mos i binden urdhërave të qeverisë Rama, dhe se koronavirusi është një mashtrim, që synon kontrollin e njerëzve përmes vaksinimit dhe vendosjes së çipave. Edhe mëngjesin e sotëm, përmes një video në rrjetet sociale, Islami iu bëri qytetarëve thirrje që të shkonin në sheshin Skënderbej.
Qytetarët ishin duke respektuar dhe distancën prej dy metrash në protestën e tyre, por kjo nuk është marrë parasysh nga ana e policisë, që ka ndërhyrë për ti shpërndarë. Mes personave të shoqëruar është dhe studenti Klajdi Bello, i cili ka qenë një nga organizatorët e protestave të studentëve, dhe ishte shfaqur edhe sot me simbolet kombëtare.
Protesta ishte thërritur nën motën thuaji ”jo diktaturës”, dhe nuk kishte pasur një organizator të deklaruar, pasi policia nuk jep leje për grumbullime, duke përfituar nga zgjatja e afateve të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 Qershor.









































