Google search engine
Home Aktualitet Akuzohet si bashkëpunëtor/ SPAK bën lëvizjen e fundit ndaj 29-vjeçarit nga Skrapari

Akuzohet si bashkëpunëtor/ SPAK bën lëvizjen e fundit ndaj 29-vjeçarit nga Skrapari

0
384

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.

Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit e kryer në rrethana cilësisuese për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

SPAK e akuzon se ka patur rolin e largimit të autorëve të krimit nga vendi ku u braktis mjeti në Shkafanë të Durrësit.

Për këtë ngjarje është arrestuar më herët Redjan Rraja, i cili vijon të jetë nën masën “arrest me burg”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here