Humoristi Albano Bogdo, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Glamour Zone’ bëri një rrëfim ‘pa doreza’ për jetën e tij private.
Pasi shkëmbeu batuta të shumta me moderatoren, nuk nguroi as të fliste për fëmijërinë e tij të vuajtur.
Ester Bylyku: Cili ka qenë gabimi më i madh i adoleshencës tënde?
Albano Bogdo: Nuk mbaj mend ndonjë. Unë vij nga një familje e vuajtur dhe nuk e kam patur luksin të bëj shumë gabime. Mu divorcuan prindërit kur isha 12- vjeç, dhe të gjithë më thonin: Tani, ti je shtylla e shtëpisë. Fillova të shisja banane dhe akullore anës detit. Kam qenë 12-13 vjeç në atë kohë. Më pas nisa punën si barist.










































