Zyrtarisht në Fazën 2/ Conte: Tani janë përcaktuar pragjet e alarmit, mund të studiojmë një parashikim të mundshëm

0
284

Italia hyri zyrtarisht në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi në datën 4 maj. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve janë rikthyer në punë. 

kryeministri i Italisë në një intervistë me Il Fatto Quotidiano u shpreh optimist: Tani janë përcaktuar pragjet e álarmit, mund të studiojmë një parashikim të mundshëm të hapjeve me diferencime gjeografike”, kështu tha kryeministri italian Giuseppe Conte. “Me një protokoll sigurie për hapësira, ambiente dhe aktivitete, do të jetë e mundur të vendosim për hapjet e qendrave të bukurisë, parukierëve, por edhe teatrove”.

“Objektivi i parë i kësaj faze 2 ishte të kuptonte nëse italianët do t’i përmbaheshin indikacioneve të sigurisë. Dy ditët e para të rifillimit treguan Italinë në pjesën më të madhe të vetëdijshme dhe të përgjegjshme, e cila është tregon se edhe në ditët e ardhshme gjërat do të funskionojnë mirë”- tha kryeministri Conte me tone më optimiste.

Sipas dekretit të qeverisë, nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here