Shtëpia e Bardhë i jep duart task forcës së Faucit / Trump: Rihapja do të jetë e shpejtë edhe nëse rritet numri i viktimave

0
275

Në vizitën e tij në Arizona, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për rihapjen e vendit edhe pse numri i viktimave të koronavirusit rrezikon të rëndohet.

“Ne nuk mund ta mbajmë vendin të mbyllur për pesë vitet e ardhshme”, -tha presidenti amerikan. “A do të preken disa? Po. Por, ne duhet të hapim vendin dhe duhet ta bëjmë atë shpejt. A do të humbasin jetë? Po. Por, nuk do të kufizohemi në shtëpitë tona”, tha Trump për “ABC News”.

Trump konfirmoi se grupi i punës së koronavirusit ndoshta do të zëvendësohet nga një grup tjetër, por ka siguruar që dy ekspertët kryesorë të shëndetit, Anthony Fauci dhe Deborah Birx, do të vazhdojnë të konsultohen. “Mike Pence dhe grupi i punës kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, por tani ne po shohim një formë disi të ndryshme, e cila ka të bëjë me sigurinë dhe rihapjen, dhe ka të ngjarë të kemi një grup të ndryshëm të përgatitur për këtë”, tha ai. “Misioni u krye? Jo, aspak, vetëm kur të mbarojë”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here