Shfaqen delfinet në bregdetin e Velipojës/ Agjencia e Zonave të Mbrojtura bën thirrje për kujdes

0
296

Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka njoftuar se prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun!

Në njoftimi thuhet: “Ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë. Për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shEnjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det!

Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!

“Me kërë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.

Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona”, thuhet në njoftimin e Agjencisë të Zonave të Mbrojtura në Shkodër!

E jashtëzakonshme! Shfaqet specia e rrallë në bregdetin e
E jashtëzakonshme! Shfaqet specia e rrallë në bregdetin e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here