Qyteti i Fierit është futur sërish në hartën e të prekurve me koronavirus. Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në këtë qytet janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19.
Mësohet se këta 3 persona janë 3 anëtarë të një familjeje. Vajza që jetonte në Tiranë ka shkuar pranë familjes në Fier dhe ka infektuar prindërit.
Kujtojmë që numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 832 persona.