“Mos i fut të gjitha vezët në një shportë”/ Këshillat e miliarderit në kohën e COVID-19

0
348

Warren Buffet është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai konsiderohet si investitori më i madh i shekullit XX. Buffet deri para 8 viteve ishte njeriu më i pasur i botës, ndërsa sipas listës së Forbes në vitin 2019, ai renditet i treti me një pasuri prej 82.5 miliardë dollarë.

Revista amerikane “Time” e ka cilësuar si njërin prej njerëzve më me ndikim në botë. Ai si një novator dhe njeri i sukesshëm ka dhënë disa këshilla interesante në lidhje me të ardhurat, kursimet, shpenzimet etj.

Rreth të ardhurave: “Mos u var kurrë vetëm nga një burim të ardhurash. Investo në mënyrë që të krijosh të paktën një burim të dytë”.

Rreth shpenzimeve: “Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, së shpejti do të të duhet të shesësh gjërat që të nevojiten”.

Rreth kursimeve: “Mos kurse atë çfarë ngel pas shpenzimeve, por shpenzo atë çfarë ngel pas kursimeve”.

Rreth riskut: “Mos e testo kurrë thellësinë e një lumi me të dyja këmbët”.

Rreth investimeve: “Mos i fut të gjithë vezët në një shportë”. /Marre nga CRI/ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here