Ish-biznesmeni shqiptar i naftës që do të vritej nga taxhikistanasi/ Ja çfarë deklarojnë burimet zyrtare nga Policia

0
352

Ish-biznesmeni shqiptar i naftës Albano Aliko ka qenë objektivi i terroristëve që Gjermania arrestoi një muaj më parë në territorin e tyre.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë se historia e atentatit të planifikuar ndaj tij daton që në shkurt të vitit të shkuar, teksa Aliko ndodhej me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ e caktuar nga drejtësia shqiptare.

Në atë kohë, oficerë të Krimeve të Rënda dhe ata të Antiterrorit sapo janë vënë në djeni për atentatin që po i përgatitej biznesmenit shqiptar, e kanë marrë këtë të fundit në pyetje.

Të njëjtat burime sqaruan se Albano Aliko u ka treguar hetuesve në lidhje me një konflikt të hershëm biznesi që ai ka pasur me disa persona nga Azerbajxhani.

Burimet sqaruan se në bazë edhe të dëshmisë së Alikos, porositësit e ekzekutimit të tij ishin pikërisht një grup biznesmenësh nga Azerbajxhani.

Në prill të këtij viti, Gjermania goditi celulën terroriste, ku u hetuesit e huaj theksuan se një nga terroristët e arrestuar, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri.

Ndërkohë që një javë më parë, si pjesë e këtij grupi, në vendin tonë policia arrestoi në Tiranë 24 vjeçarin Komron Zukhurov nga Taxhakistani, i dyshuar si pjesë e ISIS.

Albano Aliko është ish-administratori i kompanisë Gulf. Ai u shpall në kërkim në prill të 2018-ës, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, me vlerën e 5 milionë eurove.

Aliko u arrestua në muajin shtator të 2018-ës ndërsa gjykata i zbuti masën e sigurisë duke e liruar nga qelia.Oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here